Është mbajtur takimi i parë online para nisjes së projektit CoVE STEM Europe, që ka për qëllim, forcimin e bashkëpunimit për avancimin e fushës STEM në Evropë. Në këtë takim ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” që është partner i projektit, mori pjesë Prof. Dr. Xhevdet Thaqi së bashku me ekipin e tij, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë pyetjet fillestare mbi projektin CoVE STEM Europe, të shikojnë përmbajtjen e tij që liderët e pakove të punës duhet të përgatisin për takimin e ardhshëm, të sqarojnë pritshmëritë dhe të përcaktojnë hapat për përgatitjen e takimit të nisjes që do të mbahet në Holandë ndërmjet 20-25 prill 2025.
Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen objektivat dhe strategjitë kryesore të projektit, pjesëmarrësit e projektit CoVe Stem Europe që janë nga, Kosova, Holanda, Turqia, Suedia, Gjermania dhe Italia, do të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe do të angazhohen në aktivitete të ndihmës për ndërtimin e një ekipi të fortë dhe bashkëpunues. Ky takim është mundësia për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të siguruar një fillim të suksesshëm për të gjithë partnerët.
Për më tepër, pas takimit të Kick-off , ndërmjet 20-25 prill 2025 që do të mbahet në Holandë, do të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Koalicionit EU STEM në Hagë. Ky organizim do të jetë një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe për të diskutuar zhvillimet e mëtejshme në fushat e Shkencës, Teknologji, Ingjinieri dhe Matematikë ( STEM) në Evropë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan