Eshtë mbajtur takimi i dytë i grupit punues për paketën punuese 4- Zhvillimi i Platformës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Menaxhimin e projekteve si dhe në mobilitetin e stafit dhe të studentëve.
Prof. Betim Gashi, nga Kolegji UBT, prezantoi versionin e parë të kësaj platforme. Ndërsa partnerët tjerë nga Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti Teknik i Sofies dhanë sugjerime shtesë për këtë Platformë.
Në këtë platformë do të futen të dhënat për projektet, marrëveshjet, mobilitetin e stafit dhe studentëve brenda konzorciumit, me mundësi zgjerimi edhe me partnerë tjerë anë e kënd botës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit QUADIC i cili ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve në zhvillim dhe menaxhim të projekteve.
Projekti QUADIC është një storie suksesi në implementim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan