Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt sesion informuese për projektet dhe bursat e organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë, në të cilën morën pjesë stafi dhe studentët.
Fillimisht përfaqësueset e Erasmus + në Kosovë Mimika Dobroshi dhe Blerina Zijaqa janë pritur në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka dhe Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu.
Ndërsa sesioni informuese u hap nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, i cili falënderoi zyrtarët e Erasmus+ në Kosovë për organizimin e këtij sesioni informues. Ai e vlerësoi këtë si një mundësi të mirë për stafin dhe studentët e UKZ-së. Prorektori Leka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e kapaciteteve në kuadër të programit Erasmus+ dhe i inkurajoj të gjithë, stafin apo studentë që të aplikojnë sa më shumë në këtë program.
Zyrtaret e Erasmus+ në Kosovë, bënë të ditur se thirrja për aplikim tashmë është hapur. Ato kanë njoftuar edhe për mundësitë që ofron thirrja e programit Erasmus+ për vitin 2024 për institucionet e arsimit të lartë.
Kjo thirrje përfshinë:
Erasmus+ KA1: Shkëmbimet afatshkurtra për IAL-të (ICM); mobilitetin e gradave (Erasmus Mundus Joint Masters & Design Measures).
Erasmus+ KA2: Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE); Jean Monnet; Shkëmbimet Virtuale në Arsimin e Lartë; Karten Erasmus+ për Arsimin e Lartë (ECHE) – Aleancat e Universiteteve Evropiane.
Ky aktivitet kishte për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+.
Programi Erasmus+ mbështet edukimin, trajnimin, rininë dhe sportin.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan