Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt punëtoria në mes të Caritasit Zviceran, stafit akademik dhe studentëve të këtij fakultetit, në kuadër të projektit SHPRESE, me temë diskutimi: Të mësuarit përmes lojës, materialet didaktike dhe kreativiteti”.
Punëtoria u fasilitua nga Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili, profesoreshë e Fakultetit të Edukimit në UKZ dhe master trajner nga caritasi zviceran, Valbona Gashi, Sahara Reqica dhe Shpetim Azemi.
Në sesionin e parë Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili ka folur rreth Lojës dhe zhvillimit të lojës, ku ndër tjerash është thënë se loja e fëmijës paraqitet me paraqitjen e nevojës për edukatë të posaçme të fëmijëve. Profesoresha Arbona ka thënë se jeta e një fëmije nuk mund të konceptohet pa lojën dhe imagjinatën, pikërisht përmes këtyre dy proceseve fëmija zhvillon bazat e njohjes dhe shpalos dijen e tij. Loja na tregon shumë rreth zhvillimit të një fëmije, temperamentit të tij, dinamikave familjare dhe mënyrës se si ai percepton botën që e rrethon. Në sesionin e dytë është folur rreth llojeve të lodrave si: loja simbolike, loja fizike, loja sociale , loja kreative, loja e komunikimit , loja dramatike, lojërat e bazuara në rregulla, video lojërat, loja konstruktive, loja ndijore, loja me objekte, loja passive, loja vetmitare, loja vëzhguese, loja bashkëpunuese, etj.. Kurse ne sesionin e tretë është folur rreth lojës dhe mësimit-integrimi ndër fushor, derisa në sesionin e katërt është folur rreth metodologjisë së mësimdhënies dhe të nxënit në edukimin e hershëm.
Vlen të përmendet se gjatë gjithë kohës ka pasur edhe prezantime, grupe punuese, reflektime dhe aktivitete praktike.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan