Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan në kuadër të Projektit HERAS+ Wus Austria, kanë realizuar punëtorinë njëditore “ Arritja e Qëllimeve Strategjike Edukative përmes Edukimit të Konceptit të Rezultateve të Mësimit”.
Punëtorinë e hapi Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, i cili e vlerësoi të rëndësishëm punëtorinë në fjalë.
Ndërkohë trajnimi u fokusua në përmirësimin e kapaciteteve për përputhjen e rezultateve të dizajnuara të mësimit me metodat përkatëse të mësimdhënies, mësimit dhe vlerësimit për të siguruar që rezultatet e synuara të të mësuarit të përkthehen në plane arsimore domethënëse. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pjesëmarrësit në trajnim që ishin nga stafi akademik e administrativ i UKZ-së, eksploruan mënyrat e mundshme që universitetet mund të vlerësojnë vazhdimisht se sa mirë kanë zhvilluar studentët rezultatet e synuara të të mësuarit dhe të përmirësojnë proceset e mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan