U mbajt ligjëratë për dezinformatat dhe verifikimin e fakteve

25 Prill, 2024

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur një ligjëratë me studentët për  dezinformatat dhe verifikimin e fakteve . Ligjërata është mbajtur në kuadër të projektit “’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i verifikimit të fakteve dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë”, që financohet nga Bashkimi Evropian, CFI dhe implemetohet nga Internews Kosova.

Në ligjëratën, ku të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, pati interesim sidomos rreth  ndikimit të madh  të dezinformatave që përhapën lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kryesisht qasen të rinjtë.  Njëherësh gjatë ligjëratës u potencua nevoja sa më e madhe e edukimit medial për të parandaluar shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve pa fakte të verifikuara.

gore1
gore2
gore3
gore4
previous arrow
next arrow