Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt konferenca « Të studiosh në Francë », qëllim i së cilës ishte të informojë studentët për mundësitë që ka në dispozicion Franca për të studiuar.
Konferencën e hapi Dukagjin Leka, profesor i Universitetit “Kadri Zeka” i cili falënderoi organizatorët, Aleancën Franceze në Prishtinë dhe Ambasadën e Francës në Kosovë për prezantimin rreth studimeve në Francë, deri sa inkurajojë të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi, pavarësisht nivelit të frëngjishtes që kanë.
Kurse ztr. Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe znj. Zana Latifi, përgjegjëse e Camups France në Aleancën Franceze, informuan për mundësitë e bursave, shkëmbimeve, kushteve të regjistrimit dhe jetën e studentore në Francë.
Ndryshe, vendet frankofone janë destinacionet kryesore për arsim universitar. Universitetet franceze janë ndër më të mirat dhe më prestigjiozët në botë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan