U mbajt Dita Informuese Erasmus+2020 në UKZ

7 Nëntor, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajt dita informuese për thirrjen e radhës për ERASMUS + 2020.

Këtë organizim, ku ishin të pranishëm Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, stafi akademik, administrativ dhe studentët, e hapi Prof. Ass. Dr. Dukagjn Leka, i cili falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së ERASMUS +  për mundësit e ofruara.

Më pas Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Jehona Lushaku dhe asistentja, Blerinë Zjaça,  për stafin akademik dhe studentët, kanë dhënë informacione të detajuara se si të aplikojnë për

  1. Shkëmbime afatshkurtëra/ International Credit Mobility (ICM)
  2. Master të përbashkët/ Erasmus Mundus Joint Master Degrees (EMJMDs)
  3. Projekte për ndërtimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë/ Capacity Building for Higher Education (CBHE)
  4. Projekte për Jean Monnet/ Jean Monnet Actions (JMA)

Kurse nga zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, Luljete Berisha, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen përmes prezantimit, për projektet e suksesshme nga e kaluara, mobilitetet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që UKZ ka me Universitetet e vendeve të BE.

Ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+

Zyra e Erasmus+ synon të rrisë pjesëmarrjen e IAL në Kosovë në programin Erasmus+

Thirrjen e plotë e gjeni në:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/node_en

Nëse keni pyetje rreth procedurave të aplikimit dhe gjetjes së partnereve, ju lutem kontaktoni Zyrën Erasmus+ në Kosovë: [email protected]