Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti i Edukimit, me përkrahjen e CARITAS-it zviceran në kuadër të projektit TAKE, po mbahet trajnimi tre ditorë me temën “Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike”.
Koordinatorja e projektit TAKE për Fakultetit e Edukimit në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili, në fjalën e saj para stafi akademik, si dhe edukatorë të institucioneve parashkollore të Komunës së Gjilanit, pasi përshëndeti pjesëmarrësit, tha se investimi në edukimin e hershëm është i domosdoshëm dhe se bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të CARITAS-it janë gjithmonë frytdhënëse.
Ky aktivitet është udhëhequr nga prodekani i Fakultetit të Edukimit në UKZ Mensur Neziri si dhe profesoresha e Pedagogjisë në UP Majlinda Gjela.
Sipas tyre trajnimi ka për qëllim zhvillimin e aftësive dhe njohurive të pjesëmarrësve mbi rëndësinë e mentorimit si një proces kyç për përgatitjen cilësore të mësimdhënësve dhe edukatorëve të ardhshëm. Profesoresha Gjela dhe profesori Neziri gjatë trajnimi kanë shpalosur:
Gjithashtu, edukatorët pjesëmarrës u përfshinë në aktivitete praktike, ku patën mundësinë të analizojnë modalitetet për mbështetjen efektive të studentëve praktikantë. Një tjetër objektiv i trajnimit ishte nxitja e entuziazmit të studentëve për profesionin, duke vlerësuar objektivisht punën e tyre praktike dhe duke demonstruar modele motivuese për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Ky aktivitet vjen si një kontribut i rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit mes universiteteve dhe institucioneve parashkollore, duke siguruar që edukatorët e rinj të jenë të mirëpërgatitur për sfidat e profesionit. Projekti TAKE, i mbështetur nga CARITAS-i zviceran, përfaqëson një iniciativë që synon të përmirësojë standardet në arsim përmes qasjes së mentorimit dhe praktikës pedagogjike cilësore.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Fakulteti i Edukimit vazhdojnë të jenë promotorë të zhvillimit profesional të edukatorëve dhe mësimdhënësve në Kosovë, duke përqafuar praktikat më të mira ndërkombëtare në arsim. Kjo qasje garanton që brezat e rinj të mësimdhënësve të përgatiten në mënyrë sa më cilësore për të kontribuar në arsimimin e gjeneratave të ardhshme.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan