Në kuadër të projektit TAKE (Towards Advanced Knowledge and Education), Prof. Ass. Dr. Donika Koliqi ka mbajtur një trajnim me temën “Zhvillimi i aftësive jetësore”, i cili u prit me interes të veçantë nga pjesëmarrësit.
Gjatë trajnimit, u theksua rëndësia e aftësive jetësore në përgatitjen e të vegjëlve për sfidat personale, sociale dhe profesionale. Prof. Ass. Dr. Koliqi ndau përvoja praktike dhe qasje pedagogjike që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive si komunikimi efektiv, menaxhimi i stresit, vendimmarrja dhe mendimi kritik.
Pjesëmarrësit patën mundësi të përfshihen në diskutime interaktive dhe ushtrime praktike, të cilat kontribuan në thellimin e njohurive dhe aplikimin e tyre në kontekste të ndryshme të jetës së përditshme.
Ky trajnim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zbatimin e suksesshëm të objektivave të projektit TAKE, që synon fuqizimin e arsimit përmes përmirësimit të kompetencave personale dhe profesionale të sudentëve dhe edukatorëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan