Trajnim mbi “Menaxhimin e sjelljeve sfiduese” në kuadër të projektit TAKE

19 Prill, 2025

Në kuadër të projektit TAKE (Towards Advanced Knowledge and Education), Prof. Ass. Dr. Blerta Perolli-Shehu, në asistimin e Ass. Arian Musliu, ka zhvilluar një trajnim me temën “Menaxhimi i sjelljeve sfiduese”, duke sjellë një qasje profesionale dhe të mirëstrukturuar në trajtimin e kësaj problematike shumë të rëndësishme në mjediset edukative.

Gjatë trajnimit, u trajtuan strategji dhe teknika konkrete për identifikimin dhe menaxhimin efektiv të sjelljeve sfiduese, me theks të veçantë në ndërtimin e një klime mbështetëse dhe pozitive për fëmijët. Prof. Ass. Dr.  Blerta Perolli-Shehu ndau përvoja dhe njohuri nga praktika e saj akademike dhe profesionale, ndërsa Ass. Arian Musliu ofroi mbështetje aktive përmes moderimit dhe ushtrimeve praktike.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dinamike dhe studime rasti, duke reflektuar mbi qasjet më efektive për të përballuar situatat sfiduese në kontekste të ndryshme edukative.

Ky trajnim përfaqëson një komponent kyç të objektivave të projektit TAKE, duke kontribuar në fuqizimin e kompetencave pedagogjike dhe në përmirësimin e cilësisë së ndërveprimit me fëmijët në sfida të përditshme.