Iniciativa globale Women Emerging, fton studentet vajza të aplikojnë për të marrë pjesë në një program unik 7-mujor të zhvillimit të lidershipit, së bashku me studente nga universitete partnere në mbarë botën.
Women Emerging është një udhëtim ndërkombëtar i zhvillimit të lidershipit që fuqizon studentet të krijojnë stilin e tyre të udhëheqjes, përmes ndërveprimit me lidere botërore, trajnimeve, reflektimit personal dhe ndërtimit të një rrjeti global mbështetës.
Periudha e programit: Shtator 2025 – Mars 2026 dhe zhvillohet online përmes thirrjeve mujore në Zoom dhe aktiviteteve ndërvepruese.
Pjesëmarrja përfshin:
7 sesione mujore me themeluesen e programit, Julia Middleton
Reflektim individual dhe diskutime në grupe të vogla me lidere ndërkombëtare
Krijimi i një rrjeti me vajza studente nga 6 kontinente
Mbështetje edhe pas përfundimit të programit nga rrjeti Women Emerging
Pjesëmarrja ka një kosto prej 1000 $ për studente.
Një bursë e mbuluar nga Fondacioni Gates
Përfitimet për studentet:
Zhvillim i stilit tënd personal të udhëheqjes
Rritje e vetëbesimit dhe aftësive komunikuese
Mundësi për të mësuar nga gra inspiruese në pozita drejtuese nga e gjithë bota
Lidhje dhe bashkëpunim ndërkulturor me studente të tjerë globalisht
Më shumë info rreth programit gjeni këtu: https://womenemerging.org
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
info@uni-gjilan.net
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan