Ju njoftojmë se Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) së bashku me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), janë duke implementuar projektin trevjeçar JUST REACT, i financuar nga Komisioni Evropian. JUST REACT synon të promovojë rolin aktiv të qytetarëve dhe shoqërisë civile në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe një garë për ese, e dedikuar për studentët e fakultetit juridik që janë aktualisht duke studiuar në nivelin bachelor apo master në universitetet publike apo private në Kosovë. Fokusi i kësaj gare është ngritja e kapaciteteve të të rinjve në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e incentivave për zhvillimin e tyre profesional.
Për më shumë informata, ju lutem klikoni linkun:
Afati i aplikimit :
Ju lutem vini re se esetë duhet të dërgohen deri me 20 tetor 2024 në ora 16:00 në adresën [email protected].
Gjitha të mirat!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan