Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, njofton studentët e interesuar nga Fakulteti Juridik, që të bëhen pjesë e projektit ENEMLOS, në kuadër të të cilit do të organizohen klinikat ligjore.
Universiteti “Kadri Zeka” është partnerë kryesor i Universitetit të Podgoricës për Kosovë në Projektin ENEMLOS, në kuadër të programit Erasmus +.
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar inkurajon studentët e Fakultetit Juridik, që të shprehin interesimin e tyre për përfshirje duke u paraqitur në ZBN të UKZ-së, për tu regjistruar në bazën e të dhënave.
Studentët dhe profesorët e interesuar mund të paraqiten në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, deri më datë 30 Prill 2021, në ora 12:00.
Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe përmes emailit zyrtar, duke kontaktuar zyrtarit për bashkëpunim ndërkombëtar të UKZ-së z. Betim Berisha në këtë adresë: [email protected];
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan