Thirrje për regjistrimin e studentëve dhe profesorëve për pjesmarrje në projektin ENEMLOS

7 Dhjetor, 2020

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, njofton studentët dhe profesorët e interesuar nga Fakulteti Juridik, që të bëhen pjesë e projektit ENEMLOS, në kuadër të të cilit do të organizohen klinikat ligjore.

Universiteti “Kadri Zeka” është partnerë kryesor i Universitetit të Podgoricës për Kosovë në Projektin ENEMLOS, në kuadër të programit Erasmus +.

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar inkurajon studentët dhe profesorët e Fakultetit Juridik, që të shprehin interesimin e tyre për përfshirje duke u paraqitur në ZBN të UKZ-së,  për tu regjistruar në bazën e të dhënave.

Studentët dhe profesorët e interesuar mund të paraqiten në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, deri më datë 11 Dhjetor 2020, në ora 12:00.

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe përmes emailit zyrtar, duke kontaktuar zyrtarit për bashkëpunim ndërkombëtar të UKZ-së z. Betim Berisha në këtë adresë: [email protected];

Ju mirëpresim!