Thirrje për punë praktike në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë

21 Shkurt, 2022

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë(FHD Kosovë) i fton të gjithë studentët(të vitit të tretë dhe të katërt të studimeve) të Universitete të Republikës së Kosovës, Fakultetit Juridik, që të aplikojnë për punën praktike në monitorimin  e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. https://www.facebook.com/227337014061254/posts/4585462991581946/?d=n

Kohëzgjatja e praktikës do të jetë prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.

Gjatë periudhës së praktikës, studentët do të kenë mundësi që të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë gjykatave të Kosovës dhe Dhomave të specializuara të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDH Kosovë.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Çertifikata e notave

Si të aplikoj:

  • Studentët e interesuar duhet ti dërgojnë dokumentet e kërkuara në [email protected]
  • Vetëm studentë të përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Kriteret  për zgjedhjen e kandidatëve:

  • Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;
  • Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
  • Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
  • Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
  • Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.

Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që ti drejtoheni Amer Alija përmes [email protected]

Afati i fundit për paraqitje e aplikacioneve është 25 shkurt 2022.