Në kuadër të projektit me Caritasin zviceran që realizohet edhe nga Universiteti “Kadri Zeka”, studentët e Fakultetit të Edukimit Programi para fillor, tani do të kenë rastin e mbajtjes së praktikës pedagogjike.
Cikli e dytë i praktikës pedagogjike për studentët e përzgjedhur, do të filloj gjatë muajit prill 2021, ku secili Fakultet i Edukimit (Gjakovë, Gjilan, Prizren, Mitrovicë) përzgjedhë nga 5 (pesë) studentë të vitit të dytë ose tretë.
Praktika pedagogjike cikli i dytë do të realizohet gjatë muajve: prill, maj, qershor, shtator dhe tetor.
Studentët përzgjidhen sipas kritereve në vijim:
Të jenë studentë të profilit parashkollor (me fokus në ciklin para fillor ku do të realizohen praktikat),
Të jenë studentë në vitin e 2-të ose 3-të të studimeve,
Të jenë studentë me notë mesatare 9,
Studentë të cilët janë të angazhuar në aktivitete ekstrakurrikulare në fakultet,
Studentë të cilët kanë pjesëmarrje të rregullt dhe aktive në fakultet,
Studentët e gjinisë mashkullore kanë përparësi.
Studentët e përzgjedhur do të vijojnë praktikën përgjatë 5 muajve, me pjesëmarrje në klasat e caktuara prej të paktën 1 herë në javë. Pra, secili student duhet të vijoj praktikën pedagogjike për 20 – 25 ditë në klasat para fillor të cilat janë pajisura nga Caritasi Zviceran (CaCH) dhe me edukatorët të cilat janë trajnuar nga programi i CaCH
Gjatë praktikës pedagogjike studentët i mbikëqyrë edukatori mentor i klasës para fillor dhe mbikëqyrësi i cili është mësimdhënës nga Fakulteti. Pasi që studentët e përfundojnë praktikën pedagogjike dorëzojnë te mësimdhënësi mbikëqyrës i fakultetit shabllonet reflektiv te plotësuara dhe portofolion e përgatitur gjatë praktikës pedagogjike. Të njëjtat ndahen në baza mujore (në fund të çdo muaji) edhe me Projektin SHPRESE.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan