Të dashur studentë,
Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan dhe PH Zug në Zvicër është hapur thirrja për mobilitet për plotësim të tre(3) vendeve të lira për studentë nga Fakulteti i Edukimit.
Gjithsej Pesëmbëdhjetë (15) studentë nga UKZ do të përzgjedhin për vizitë studimore një javore në Universitetin PH ZUG në Zvicër, që do të realizohet në muajin dhjetor 2022, tashmë kemi të plotësuara 12 vende dhe ka hapësirë edhe për tre(3) studentë nga Fakulteti i Edukimit.
Mundësitë e mobiliteteve për studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ndihmojnë ata të ngritën profesionalisht dhe të përfitojnë nga eksperiencat e ndryshme që studentët marrin nga vizitat e shumë vendeve dhe Universiteteve Ndërkombëtare, prandaj aplikoni për të pasur një eksperiencë të tillë.
Përzgjedhja e studentëve do të bëhet duke ju përmbajtur kritereve të mëposhtme:
Studentët e përzgjedhur duhet të kenë notën mesatare mbi 8 (tetë);
Studentët duhet të flasin gjuhën angleze (do të testohen për gjuhë në UKZ);
Studentët duhet të kenë aftësi komunikimi, të jenë të gatshëm për punë në grupe, të jenë të përkushtuar për programin dhe t’i përmbahen programit, të punojnë paraprakisht me studentët e PH Zug dhe t’i përshtaten kërkesave të UKZ për realizimin e programit;
Të jetë i/e gatshme të mirëpres në shtëpi një student nga PH Zug për një javë. Ky është kriter detyrues për të qenë pjesë e vizitës pastaj në Zvicër;
Të marrë pjesë në të gjitha grupet punuese edhe në UKZ, gjatë vizitës së studentëve nga PH Zug;
Përparësi do të kenë ata studentë të cilët për herë të parë marrin pjesë në këtë program. Studentët që kanë qenë pjesë e këtij mobiliteti viteve të kaluara nuk kanë të drejtë aplikimi;
Të gjithë studentët e interesuar, duhet të lajmërohen dhe aplikojnë tek Zyra e Arkivit e UKZ-së, nga data 11 tetor 2022 deri më datë 14/10/2022. Aplikimi mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 09:00-16:00 dhe për aplikim duhet të keni me vete:
• Një letër motivimi në gjuhën angleze për të paraqitur pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj vizite, ku në mënyrë shprehimore theksoni dëshirën tuaj dhe mundësinë për të pranuar në familjen tuaj një studentë zviceran;
• Vërtetimin që jeni studentë. Vërtetimi merret në Fakultetin përkatës;
• Certifikatën e notave, e cila duhet të kërkohet për përdorim të brendshëm që mos të paguani;
• Kopjen e pasaportës me vlefshmëri minimale të afatit deri me 31/07/2023.
Suksese të gjithë studentëve në aplikim!
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan