Thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin në punime dore dhe artizanale- “Social Hub”- Gjilan

23 Shtator, 2021

Ftohen të gjithë të rinjtë nga Rajoni Lindje të përgjigjen në thirrjen për pjesëmarrje në trajnime falas për punime dore dhe artizanale të projektit “Social Hub”- Gjilan.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në partneritet me OJQ -në “Balkan Union”.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një qendre sociale që do të rrisë punësimin dhe përfshirjen sociale të grupeve të pafavorizuara.

Trajnimi do të fillojë më 07.10.2021, në Qendrën Artizanale në Gjilan. Do të mbahet dy herë në javë.

Gjatë këtij trajnimi, të gjithë pjesëmarrësit do të mësojnë rreth teknikave se si të krijojnë punime dore dhe artizanale përmes vekut, thurjes, qëndisjes dhe qepjes.

Grupet e pafavorizuara si gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohen të aplikojnë.

Pjesëmarrësit duhet të kenë kriteret e mëposhtme: Mosha (në mes 16-24 vjeç), përparësi do t’i jepet vajzave/grave dhe atyre që kanë mungesë të përvojës në këtë fushë.

Ju mund të gjeni udhëzime në faqen e Facebook të projektit për të aplikuar për trajnim online përmes linkut të mëposhtëm ose duke shkarkuar aplikacionin dhe dorëzuar në email: [email protected]

EN: https://forms.gle/JWqisdFVsd9PjGd97

ALB: https://forms.gle/iSpsG6hXrYhcJET36

SRB: https://forms.gle/AkEjU7CbDP11up2M6

Dokumentet për aplikimin në këtë trajnim mund të i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://app.box.com/s/nzsy3s6hn0tlpczot3teg71qc41pmphy

Afati i fundit për aplikim është 01.10.2021 ora 16:00.

Për më shumë informacion ose pyetje në lidhje me formularin e aplikimit, ju lutemi shkruani në emailin e mëposhtëm: [email protected]