Thirrje për Aplikime – Programi Unik i Master-it MARIHE

17 Tetor, 2018

Thirrje për Aplikime – Programi Unik i Master-it në Arsimin e Lartë, Hulumtime dhe Menaxhment Inovativ ofron Bursat e Plota (thirrja përfundon më 5 Dhjetor 2018)

MARIHE – Master në Kërkime dhe Inovacione në Arsimin e Lartë është një program master  2 vjeçar nga programi Erasmus Mundus,  mbështetur nga Bashkimi Evropian.

MARIHE ofrojn:

  • një program master të cilësisë së lartë për menaxhimin e arsimit të lartë, kërkimin dhe menaxhmentin inovativ, me një perspektivë të vërtetë globale
  • bursa të plota nga Bashkimi Evropian, të hapura për aplikuesit nga të gjitha kombësitë.
  • një udhëtim studimor ndërkulturor 2 vjeçar, me kohë të plotë – studentët do të studiojnë në të paktën tre vende të ndryshme
  • një përvojë intensive trajnimi në grupe të vogla të studentëve të nivelit më të lartë ndërkombëtar
  • një rrjet ndërkombëtar i institucioneve partnere të njohura, studiuesve, praktikantëve dhe alumni
  • perspektiva të shkëlqyera të punës (pozita PhD, menaxhimi i arsimit të lartë, hartimi i politikave etj.)

Aplikoni www.marihe.eu