Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 8 nëntor 2024 deri të hënen, 9 dhjetor 2024 ne ora 17:00. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në një program master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë të cilët janë të diplomuar në fusha të përcaktuara në Rregullat e Procedurës të disponueshme në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org, në përputhje me sektorët e mëposhtëm:
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
Integrim Evropian dhe Planifikim i Politikave – deri në 15 bursa në dispozicion
Juridik – deri në 10 bursa në dispozicion
Mjedis dhe Energji – deri në 8 bursa ne dispozicion
Ekonomi – deri në 7 bursa në dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Shtetas të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e shtetësie kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet pasaporta apo leternjoftimi.
Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
Janë lindur më 1 janar 1990 apo më vonë
Rregullat e Procedurës së bursave YCS Raundi XV, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe procedurave përkatëse duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit. Rregullat e Procedurës së YCS Raundi XV janë në dispozicion në https://ycskosovo.org
Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXV, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë (duke shpjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë) dhe të përgatisin një Deklaratë ku dëshmojnë se të gjitha dokumentet e dorëzuara janë të sakta. Të gjithë aplikantët në Aplikacionet e tyre po ashtu duhet të përfshijnë kopjet e diplomave apo titujve të fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopjen e pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë.
Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale të përditësuar (ose të çertifikuar) të transkriptit të notave me provime dhe një deklaratë të përgatitur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit.
Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXV dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Të gjitha komunikimet me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.
Formati i CV-së Europass, formulari i aplikimit YCS RXV dhe Rregullat e Procedurës së YCS RXV do të dërgohen përmes email-it duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit.
Vini re: Aplikacionet e pakompletuara (mungesa e CV-së, e formularit të aplikimit dhe letrës së motivimit), aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!
Afati i fundit për aplikim: E hënë, 9 dhjetor 2024, ora 17:00
Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane.
APLIKACIONET DUHET TË DORËZOHEN ONLINE në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në formatin PDF në një dosje Zip), përmes këtij linku: https://ycskosovo.org/index.
ose në rast vështirësishë teknike aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:
Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XV, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000 Kosovë, Tel. +38349444357
Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.
Kandidatët që nuk kontaktohen deri të shtunën, me 14 dhjetor 2024 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e para-përzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim
Filluar në vitin 2004, Skema e Celulës së të Rinjëve ofron mundësi për studentët e rinjë kosovarë me prejardhje të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira qe gjenden në shtetet anëtare të BE-së, me qëllim që të tërheqë sistematikisht kandidatët e rinjë në shërbimin civil për një periudhë prej tre vitesh radhazi, pas përfundimit me sukses të studimeve të tyre.
Objektivi i përgjithshëm i YCS është të ngrisë kapacitetet profesionale të shërbimit civil në afat të gjatë për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës dhe për të përmbushur detyrimet dhe acquis që dalin nga procesi i integrimit të vendit në BE. Në përputhje me standardet më të mira të BE-së, programi i bursave YCS ndihmon Kosovën të gjenerojë një administratë publike të depolitizuar, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe efektive, të aftë për të zbatuar legjislacionin e BE-së dhe ofron një politikë më të mirë të menaxhimit të karrierës.
Në përgjithësi, duke përmirësuar kapacitetet profesionale të shërbimit civil kosovar, projekti do të shoqërojë progresin e reformës në administratën publike në Kosovë dhe do të kontribuojë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve kosovarë për një fuqizim më të madh të strukturave dhe proceseve shtetërore, në kontekstin e sfidave politike, sociale dhe ekonomike.
Shih: Hapja e thirrjes per aplikim per bursa master, Raundi XV
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan