Thirrje për aplikim – Shkolla për Integritet dhe Anti-Korrupsion 2025

9 Shtator, 2025
A je e/i bindur se transparenca dhe integriteti janë çelësi për një shoqëri më të drejtë? A beson se të rinjtë kanë fuqinë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve dhe të ndërtojnë institucione që i shërbejnë qytetarit?
Atëherë, kjo thirrje është për ty!
Pjesëmarrja në këtë program nuk përfundon vetëm me sesionet mësimore. Katër studentët më të dalluar do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), duke marrë përvojë të drejtpërdrejtë në institucionin kyç që mbron integritetin në Kosovë.
💥Apliko deri më 22 shtator 2025 dhe bëhu pjesë e një përvoje transformuese!
👉Kliko këtu për më shumë info dhe se si të aplikoni.