Të nderuar studentë të Universiteti “Kadri Zeka” University,
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së bënë thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Angel Kanchev”, Ruse, Bullgari.
Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e projektit KA171 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin e Ruse nga Bullgaria.
Programi Erasmus + KA171 ose Shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i studentëve dhe ECTS (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit të Ruse nga Bullgaria dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e studentëve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari të lëvizjes në fusha të ndryshme, ku në këtë thirrje do të pranohen gjithsej katër(4) studentë si ne vijim:
– Dy(2) studentë nga fakulteti ekonomik;
– Dy(2) studentë nga fakulteti i shkencave kompjuterike;
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluar nga projekti:
800 Euro në muaj dhe 180 Euro për udhëtim sipas Distance Caluculator të Erasmus +
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/res…/distance-calculator
Granti i udhëtimit do të paguhet para lëvizjes nga projekti dhe mbulohet nga Universiteti pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Certifikata e notave;
– CV (në gjuhën angleze);
– Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);
– Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, fotografinë dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
– Certifikata e gjuhës angleze;
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli i gjuhës B2.
Urojmë suksese për të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi.
Dokumentet duhet të dorëzohen te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (kopje fizike) ose përmes Emailit [email protected], prej datës 16.02.2023 deri 02.03.2023, nga ora 09:00 – 16:00.
Suksese studentë të nderuar.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan