Thirrje për aplikim nga PEN

28 Janar, 2021

Organizata Peer Educators Network (PEN) sapo ka filluar implementimin e projektit “iParticipate” i cili mbështetet nga programi Justice Matters Activity.

Implementimi i projektit do të zgjasë 4 muaj, dhe ka për qëllim të angazhojë të rinj dhe të reja në aktivitete të edukimit ligjor, duke targetuar komunitete të cenueshme dhe të margjinalizuara, pët të rritur njohuritë për të drejtat ligjore dhe qasjen në drejtësi dhe duke njohur rolet e tyre në to.

Aktiviteti i parë organizohet ne kuader te projektit iParticipate. Ky aktivitet perfshine organizimin e nje kuizi me studente te fakultetit juridik ne lidhje me te drejtat ligjore dhe sherbimet per ndihme juridike falas. Fituesi i kuizit do te kete mundesine te beje nje pune praktike me pagese.

Per me shume informata ne lidhje me procesin e aplikimit, ju lutem klikoni ne linkun ne vijim:

 

ALB: https://www.facebook.com/374873087405/posts/10157994153817406/