Thirrje për aplikim në Shkollën Verore të BE-së 2025/Call for Application – EU Summer School 2025

26 Maj, 2025

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë për thirrjen për aplikim në Shkollën Verore të BE-së 2025 me temën:”Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale: Perspektiva Ndërdisiplinore mbi Sfidat dhe Inovacionin” që do të mbahet 25 – 28 qershor 2025

Ky është një program unik dhe i certifikuar, i cili synon t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi:

Çështje kyçe evropiane

Procesin e hartimit të politikave

Bashkëpunimin ndërkombëtar

Pse të aplikoni?

✅ Zgjeroni njohuritë tuaja akademike

✅ Fitoni përvojë praktike

✅ Angazhohuni në shkëmbime ndërkulturore

✅ Rrjetëzohuni me ekspertë dhe studentë nga fusha të ndryshme

Ky program është krijuar posaçërisht për të nxitur zhvillimin tuaj akademik dhe profesional, në fusha që lidhen me Bashkimin Evropian dhe teknologjitë e reja.

📄 Për më shumë detaje, ju lutemi konsultoni dokumentin informues të bashkëngjitur: Call for applications – EU Summer School

📩 Për pyetje apo informacione shtesë, kontaktoni:

Znj. Violeta Ademi

✉️ [email protected]

📞 Office Tel: +383 (0) 44 195 874