Programi “Drejtësia Vlen” në bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, fton studentët
e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.
Programi Drejtësia Vlen ka për qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe ofrimin e informatave mbi ndihmën juridike falas. Programi Drejtësia vlen është një program tre vjeqar që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe përmes këtij konkursi do të mbështesë rritjen e mundësive për formim të të menduarit kritik dhe aftësive praktike të studentëve.
Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese dhe Transkriptin e Notave, nëpërmjet e-mail adresës: [email protected], me subjektin “Student i klinikës nga Gjilani”, deri më 5 tetor 2018 në ora 24:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Për më shumë shih dokumentin.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan