Thirrje për Alumni për pjesëmarrje në Konferencën e Katërt Shkencore për Gjuhësi, Letërsi, Didaktikë dhe Komunikim

10 Shtator, 2025

Kolegji AAB në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe disa Universitete tjera nga Kosova dhe rajoni, do të organizojnë  Konferencën e Katërt Shkencore për Gjuhësi, Letërsi, Didaktikë dhe Komunikim për studentët Alumni, e cila do të mbahet më 1 nëntor 2025 në Kampusin e Kolegjit AAB.

Kjo konferencë është konceptuar për të gjithë studiuesit e rinj si dhe për alumni-t në vend dhe rajon, e cila do të ofrojë një platformë për të prezantuar dhe diskutuar tezat e tyre të masterit dhe kërkimet pasuese në një komunitet akademik kritik dhe mbështetës.

Inkurajojmë studiuesit e rinj si dhe Alumnit, që të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga shkëmbimi i ideve

Pjesëmarrësit do të angazhohen në një gamë të gjerë temash, duke përfshirë (por jo të kufizuara në):

  • Gjuhësi (nga fonetika deri te sociolinguistika)
  • Studime dhe kritikë letrare
  • Studime mbi përkthimin dhe interpretimin
  • Metodologjitë e mësimdhënies së gjuhës dhe Didaktikës
  • Komunikimi profesional në fusha të ndryshme
  • Komunikimi medial dhe afarist
  • Komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm organizativ
  • Komunikimi politik dhe qeveritar

Formatet e pjesëmarrjes:

  • Prezantim në kampus (Kolegji AAB) për prezantuesit nga Kosova
  • Prezantim online për pjesëmarrësit jashtë Kosovës, përmes Google Meet

Gjuhët e prezantimit: Shqip dhe anglisht

Pjesëmarrja: Pa pagesë

Afati i dorëzimit të abstraktit: 15 tetor 2025

Njoftimi për pranimin e abstraktit: 20 tetor 2025

Data e konferencës: 1 nëntor 2025

Afati i dorëzimit të punimit të plotë (opsional): pas konferencës

Detajet e mëtejshme lidhur me kriteret e dorëzimit të punimit të plotë do t’u bëhen të ditura pjesëmarrësve të interesuar pas konferencës.

Për të marrë pjesë në konferencë, duhet të dorëzoni një abstrakt në këtë adresë:

Email: [email protected]

Abstrakti duhet të përmbajë maksimumi 250 fjalë (pa llogaritur referencat) dhe të shpjegojë problemin, qëllimin, metodat dhe rezultatet. Pjesëmarrësit mund ta dorëzojnë abstraktin e tyre në shqip ose në anglisht.

Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje. Abstraktet e pranuara do të botohen në Librin e Abstrakteve të Konferencës, me ISBN.

Linku i aplikimit.

Për më shumë informata klikoni këtu.