Thirrje e hapur për programin për punë praktike në OSBE

31 Mars, 2022

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan njofton studentët se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka hapur thirrjen për pranimin e tridhjetë (30) studentëve në programin e punës praktike në nivel komunal për vitin 2022.

Qëllimi i këtij konkursi është angazhimi i të rinjve dhe të rejave me institucionet e pushtetit lokal dhe angazhimin drejtpërsëdrejti në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes në nivel lokal.

Programi i punës praktike do të zgjasë pesë muaj qershor-tetor 2022 dhe kandidatët e përzgjedhur do të caktohen nëpër institucione të përzgjedhura të pushtetit lokal.

Praktikantët do të kenë si kompensim një shumë të përgjithshme prej 70 € në muaj për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe të jetesës.

Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 17 prill 2022.

Për të kuptuar detajet rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, konsultoni konkursin e plotë në vegzën në vijim: https://www.osce.org/files/f/documents/5/5/514537.pdf