Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Ilmi Ramadani

28 Gusht, 2025

Telegram ngushëllimi për familjen Ramadani

 

E nderuar Familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit të shquar, veprimtarit të çështjes kombëtare, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë dhe shtetndërtuesit të Republikës së Kosovës, Ilmi Ramadani.

Ilmi Ramadani ishte njëri nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, i cili tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ai u rreshtua në mesin e brezit të veprimtarëve që fjalën e shndërruan në vepër, duke dhënë kontribut të çmuar në lëvizjen ilegale, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në institucionet e sigurisë pas çlirimit.

Jeta dhe vepra e tij janë dëshmi e përkushtimit dhe e qëndresës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, një trashëgimi e çmuar që do të mbetet frymëzim për gjeneratat që vijnë.

Ilmi Ramadani do të kujtohet gjithmonë edhe për kontributin e tij të pazëvendësueshëm si anëtar i Këshillit Themelues të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e arsimit të lartë në vend.

Në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani, bashkëveprimtarët, të burgosurit politik, ushtarët e UÇK-së dhe gjithë opinionin e gjerë.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij atdhetare!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë!

 

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

Rektori i UKZ-së

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Ilmi Ramadani