Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për shkëputjen e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”(UKZ) , nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, (UP) , menaxhmenti i UKZ-së ka organizuar një koktej pritje për stafin administrative të UP-së të cilët tani do të jenë pjesë e UKZ-së
Naim Syla, u. d. rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderojë të gjithë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces mjaft të rëndësishëm . Ai ka inkurajuar stafin për punë me qëllim të rritjes së imazhit të Universitetit dhe ecjes përpara të proceseve.
Siç parashihet, me marrëveshjen e nënshkruar do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan