Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka ftuar në një takim të gjithë profesorët dhe ligjëruesit e rinj, të cilët tashmë janë staf i ri i rregullt, të pranuar në konkursin e fundit.
Rektori i uroi mirëseardhje në UKZ, duke i’u dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë. Në fjalën e tij, shtoi se tanimë koncentrimi i punës bëhet më shumë tek stafi i rregullt, duke theksuar se jemi në një raport të favorshëm sa i përket mbajtjes së orëve në mes të stafit të rregullt dhe të atij të angazhuar, raport ky 50% me 50%, mirëpo synimi është që ky raport të bëhet 80% me staf të rregullt dhe 20% të angazhuar. Gjithashtu, ai ka porositur që profesori duhet të jetë i lidhur me universitetin. Ndër të tjera, profesorëve iu kërkua përkushtim, cilësi dhe sjellje akademike.
Gjithashtu profesorëve të rinj u dëshiroi mirëseardhje edhe Prorektorja për mësim Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili, e cila njiherit iu kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje reciproke nga të gjithë. Edhe profesorët falënderuan menaxhmentin dhe u shprehen të gatshëm në përkushtim maksimal.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan