Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar ekipi i ekspertëve Ndërkombëtar për Akreditimin e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane/bachelor si Njësi Akademike e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ekipi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Hans-Joachim Giessmann, Prof Anna Bara, Mr. Marko Komso, si dhe përfaqësuesja nga Agjencia e Kosovës për Akreditim Leona Kovaçi, kanë zhvilluar takime të ndara me grupet e organizuara nga UKZ për këtë proces.
Ekspertët kanë pasur takime të ndara me menaxhmentin e Universitetit, pastaj kanë pasur takim me përfaqësues të sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, ndërkohë janë takuar me drejtuesit e programit studimor, me stafin mësimdhënës, po ashtu ekspertët kanë takuar edhe akterët e jashtëm/punëdhënësit.
Gjithashtu ekipi i ekspertëve ndërkombëtar ka vizituar objektin, sallat, kabinetet, bibliotekën, ku kanë parë nga afër hapësirat e zhvillimit të procesi mësimor.
Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka thanë se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë për çka kanë falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan