Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, ka takuar grupin e studentëve (15 studentë) që do të udhëtojnë në vizitën studimore të planifikuar për në Universitetin PH Zug të Zvicrës, gjithnjë duke respektuar masat që janë të lejuara nga gjendja e krijuar e pandemisë COVID 19.
Në këtë takim studentët janë informuar mbi përzgjedhjen e tyre, kushtet për tu bërë pjesë e kësaj vizite, si dhe rreth takimit të parë online që do të mbahet së bashku me studentët zviceranë, i cili është planifikuar për datë 28 qershor 2021.
UKZ uron studentët e përzgjedhur dhe ju uron shumë suksese në pritjen e studentëve zviceranë dhe në vizitën studimore në Zug të Zvicrës.
Këto vizita studimore të ndërsjella realizohen bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes UKZ-së dhe PH Zug, Protokollit të veçantë për mobilitetin e studentëve, si dhe projektit të fituar nga UKZ së bashku me PH Zug.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan