Si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmine e informimit dhe bashkëpunimit si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi, Kolonel Elmina Mahmuti ka mbajtur një ligjëratë informuese, për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit.
Në këtë bashkëbisedim me studentë kanë dominuar kryesisht temat duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria ne komunikacionin rrugor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se interesimi i studentëve për të njohur institucionin e sigurisë –Policinë e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i madhe, çka edhe janë shtruar edhe pyetje nga ma të ndryshmet.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punojë sa më tepër me të gjitha nivelet edukative dhe arsimore dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë”, thotë Hashani.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan