Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar punëtoritë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’ me studentët e universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Në punëtori ku morën pjesë rreth 50 studentë, u diskutua mbi mënyrat se si duhet të kërkohet llogari për shfrytëzimin e parasë publike.
Studentët që ndoqën këtë program u pajisën me certifikata pasi që u informuan se si bëhet identifikimi i flamujve të kuq në kontratat publike si dhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Kjo punëtori u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan