Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, dhe Ndërmarrja publike lokale NPL STACIONI AUTOBUSEVE GJILAN SH.A., përfaqësuar nga Burhan Isufi, UD Kryeshef Ekzekutiv, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Marrëveshja në fjalë ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, kushteve, në bazë të të cilave Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe NPL Stacioni Autobusëve Gjilan Sh.A., pajtohen ti realizojnë.
Fushat në të cilat do të bashkëpunojnë të dy institucionet janë: realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”; studentët sipas kërkesave dhe nevojave të NPLSA do të përgatisin planin dhe specifikimin për digjitalizimin sipas nevojave te NPLSA; në bashkëpunim me stafin akademik do të propozojnë edhe databaza dhe programime që nevojiten për digjitalizimin e NPLSA në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan