Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka qëndruar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ai fillimisht është pritur në takim nga menaxhmenti i UKZ-së dhe më pas ka marrë pjesë në një takim më studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” ku i ka informuar ata për mundësinë e intershipit tre mujor me pagesë që komuna do të organizojë për studentët e programeve studimore, Juridik, ekonomik, shkenca kompjuterike të UKZ-së.
Ai ka thënë se studentët do të përfitojnë mundësinë e jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale përmes punës në një ambient të vërtetë praktikë në komunë. Programi i intershipit tre mujor me pagesë në administratën lokale ju ofron studentëve të programeve studimore në Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar njohuritë e tyre në praktikë, duke punuar në projekte konkrete dhe duke u njohur me funksionimin e administratës lokale. Ky bashkëpunim midis universitetit dhe komunës është një hap i rëndësishëm drejt integrimin e teorisë me praktikën dhe drejt përgatitjes së studentëve për t’u futur në tregun e punës.
Studentët e UKZ-së janë të motivuar dhe të përkushtuar për të përdorur këtë përvojë si një shans për të rritur njohuritë e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal. Kjo iniciativë rritëse reflekton dëshirën për të krijuar një lidhje të fortë midis arsimit të lartë dhe punës, duke e bërë praktikën një pjesë të rëndësishme të formimit të tyre profesional.
Thirrja për aplikim në punë praktike në Komunën e Gjilanit do të hapet së shpejti.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan