Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi është bërë testimi intern i versionit final në gjuhë shqipe të Platformës Digjitale për Fermerët e Komunës së Gjilanit (PDFKGJ), të zhvilluar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rektori Dërmaku dhe Kryetari Hyseni.
Gjatë këtij takimi është konfirmuar nga ana e komunës së janë realizuar të gjitha kërkesat sipas takimeve paraprake, mirëpo janë kërkuar edhe disa kërkesa shtesë me qëllim të përfshirjes së të gjitha proceseve që kryhen gjatë aplikimit në thirrje të ndryshme nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pyllatri. Po ashtu platforma do të jetë e aplikueshme edhe në versionin në gjuhë turke dhe serbe.
Platforma Digjitale për Fermerët e Komunës së Gjilanit (PDFKGJ) është duke u zhvilluar nga studentët : Erletë Baliqi, Avdi Ajvazi, Blendi Limoni, Denis Aliti dhe Elham Rahimi, kurse udhëhiqet nga prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe asistohet nga Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi.
Përmes kësaj platforme mund të kryhen proceset në vijim:
Përmes kësaj platforme, studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht ata të Shkencave Kompjuterike, po bëjnë të mundur modernizimi përmes digjitalizimit, të sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në zonën e Gjilanit.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan