Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të lëndës PROJEKTI SEW, kanë realizuar projektin praktik në PhP & MySQL të avancuar.
Projekti “Platforma Digjitale për Vlerësimin e Projekteve Individuale”, është realizuar nga studentët e vitit të tretë të FSHK-së, Eljesa Rashiti, Qendrim Agushi, dhe Erblina Qeli nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni.
“Platforma Digjitale për Vlerësimin e Projekteve Individuale” është një platformë digjitale e cila ofron zgjidhjen me të avancuar për menaxhimin e projekteve individuale të studentëve në lëndët që zhvillohen në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UKZ. Përveç mundësisë së menaxhimit administrativ nga administratori, nëpërmjet kësaj platforme, secili përdorues do të ketë qasje në të dhënat përkatëse. Profesorët dhe asistentet e lëndës përkatëse do të kenë me të lehtë identifikimin e studentëve në lëndën, menaxhimin e ideve të projekteve individuale të tyre, përqindjes së evidencës dhe aktivitetit në ligjërata dhe ushtrime, detyrave të projektit, listës së prezantimeve si dhe vlerësimit final. Projekti “Platforma Digjitale për Vlerësimin e Projekteve Individuale”, studentit do t’i shërbejë për qasje në të gjitha informatat e projektit të vendosura nga profesori dhe asistenti i lëndës. Kjo platformë mësimi me 4 module, është krijuar për t’u ofruar administratorëve, profesorëve, asistentëve dhe studentëve një platformë të sigurt dhe të integruar për të krijuar mjedise të personalizuara mësimore.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan