Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe Qendrës Kosovare të Inovacionit (ICK), një grup studentësh nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, bashkë me dekanin e Fakulteti Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi dhe kryetaren e Parlamentit Studentor, Sara Keqmezi, kanë vizituar ICK.
Nga zyrtarët e Qendrës së Inovacionit studentët u informuan për sukseset e deritashme të ICK-së dhe punën që bëhet aty. Drilon Balaj dhe Dren Sopi nga ICK, i njoftuan studentët në detaje për mundësitë që ofrohen për ta, në zhvillimin e ideve inovative që mund të kenë dhe kushtet që i ofron qendra. Studentët gjatë kësaj vizite, po ashtu mësuan rreth ndjekjes së trajnimeve profesionale, për shfrytëzimin e hapësirave të ICK për zyre në kuadër të programit Co-working, për projektin e inkubatorit për mbështetjen e fillimit të bizneseve inovative të njohur si Startup dhe programe të tjera nga fusha e inovacionit në biznes dhe teknologjinë informative.
Studentët u ndanë të kënaqur me mundësitë e krijuara për ta në kuadër të këtij bashkëpunimi duke u shprehur se kjo do të jetë një motiv shtesë në angazhimet e tyre për tu përgatitur për tregun e punës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan