Studentët e Fakultetit të Edukimit programi parashkollor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me profesorin e artit figurativ, Ahmet Ibrahimi dhe asistenten Shkurte Ramushi, kanë organizuar ekspozitë me punime, krijime artistike duke prezantuar të arriturat e tyre në lëmin e artit figurativ.
Studentët me këtë aktivitet kanë shënuar kështu përfundimin e ligjëratave të semestrit dimëror, për vitin akademik 2019/2020.
Studentët thonë se nëpërmjet ekspozitës , dëshirojnë të tregojnë për arritjet e tyre në këtë fushë.
Në këtë ekspozitë përveç studentëve kanë marr pjesë , Dekani i Fakultetit të Edukimit, Merxhan Avdyli, si dhe stafi akademik i këtij Fakulteti.
Dekani Avdyli përgëzoi studentët për punimet e bëra, derisa profesori Jonuz Dervodeli, ka inkurajuar studentët që të vazhdojnë dhe mos të ndalen me krijimtarinë e tyre .
Në këtë ekspozitë kontribut të madh kanë dhënë studentët e programit parashkollor viti i II-të.
Në fund të ekspozitës është organizuar edhe një koktej rasti, ku kryesisht ka pasur gatime tradicionale vendore të cilat i kanë përgatitur vet studentët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan