Stafi akademik i FSHK janë takuar për të punuar rreth Strategjisë Zhvillimore të Universitetit “Kadri Zeka”

6 Qershor, 2017

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike nën udhëheqjen e Dekanit  Xhevdet Thaqi, organizoi punëtorinë për hartimin e Planit të Veprimit për realizimin e Strategjisë. Kjo punëtori u realizua në Preshevë më në përkrahje të VM Center e cila siguroi mbështetje dhe kushtet e nevojshme për këtë punëtori. VM Center pret nga FSHK të realizojë impaktin e studimeve universitare në tregun e punës, duke plotësuar nevojat me kuadro mirë të përgatitura dhe shumë të nevojshme për veprimtaritë e biznesit.

Në këto kushte u studiuan, shqyrtuan, sugjeruan veprimet e nevojshme, dhe në fund u hartua Plani i Veprimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për 5 vjetët e ardhshëm. Në këtë Plan u projektuan hapat konkret si: zgjerimi i programeve studimore në të tri nivelet e studimit (Baçhellor, Master dhe PhD), ngritja cilësisë së studimeve në nivel evropian, vendosja dhe forcimi i bashkëpunimit me tregun e punës për t’u siguruar studentëve tanë punësim dhe kompanive suksese në zhvillimin e tyre.

Tani, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në mënyrë të sigurt do të ecë drejt rritjes së tij duke realizuar qëllimet e Strategjisë Zhvillimore të UKZ me anë të Planit të Veprimit të definuar në këtë punëtori.

Në attachment gjeni Planin e Veprimit të Fakultetit të Shkencave Kopjuterike

Plani i Veprimit - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Shkarko