Shpallen Zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan

29 Mars, 2019

Këshilli  Drejtues i Universitetit “ Kadri Zeka”, në mbledhjen e IV-të,  të mbajtur më 28.03.2019, mori vendim  për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithëshme në UKZ.

  1. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me qëllim të Konstituimit të këshillave të njësive akademike, Senatit dhe zgjedhjen e Rektorit.
  2. Këshilli Drejtues zgjodhi anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor në pajtim me nenin 1 paragrafi 2 Rregullat dhe procedurat për zgjedhjet e përgjithshme në UKZ.
  3. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në pajtim me UA të MASHT-it, Rregulloret përkatëse të Universitetit dhe Statutit të Përkohshëm të Universitetit të UKZ-së.
  4. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të miratuar nga KD.

Po ashtu, janë shpallur edhe Zgjedhjet e Studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilat do të mbahen më datë 02.05.2019.

  1. Komisioni Zgjedhor do të themelohet nga kryetari i KD në pajtim me nenin 12 paragrafi 1 i Rregullores për zgjedhjet e studentëve në UKZ.
  2. Deri në konstituimin e Komisionit zgjedhor të gjitha veprimet paraprake zgjedhore do t’i kryej Kryetari i KD-së së Universitetit.
  3. Të gjitha organizatat të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet studentore 2019 duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike dhe të çertifikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve të Studentëve.
  4. Zgjedhjet studentore do të mbahen në pajtim me Rregulloren për zgjedhjet e studentëve dhe sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni i zgjedhjeve.