Gjendja e krijuar nga COVID-19, natyrshëm shoqërohet me emocione apo gjendje psikologjike jo pozitive. Andaj, Parlamenti Studentor i UKZ-së, këtë herë për studentët ka organizuar një ligjëratë online, përmes së cilës psikologu Fitim Uka, ka folur rreth ‘’Shëndeti mendor në kohën e pandemisë’’.
Kryetarja e Parlamentit të studentëve Elitë Bardhi, shprehet se synimi i tyre është të shpërndajmë mesazhin pozitiv dhe të kërkojmë vetëdije që studentët tonë të vazhdojnë të kujdesen për veten dhe familjet e tyre, ndaj virusit COVID -19.
Ndërkohë psikologu Fitim Uka, ka thënë se, qëndrimi i gjatë në shtëpi, vetëizolimi apo karantina e detyruar, mund të shoqërohet me gjendje psikologjike jo pozitive, andaj sipas tij, një menaxhim individual kërkohet nga të gjithë ne dhe se është e rëndësishme, që t’u kushtohet vëmendje edhe aspekteve psikologjike.
Psikologu Uka thotë se, shfrytëzimi i kohës në mënyrë kreative, duke u angazhuar në komunikim, lojra, duke lexuar libra, duke shikuar filma, etj., mund të jetë një mënyrë e mirë për të menaxhuar këtë situatë në këtë kohë të pandemisë.
Gjatë kësaj ligjërate që u mbajt live përmes platformës Google Meet, ishin pjesëmarrës rreth 250 studentë.
Ata u ndanë të kënaqur me ligjëratën në fjalë, dhe ishte mjaft interesante, e cila njëherësh zgjoi interesimin e tyre, ku nga pyetjet e parashtruara ndaj psikologut Fitim Uka, ata morën përgjigjet e kërkuara.
PS thotë se, jemi në përpjekje të vazhdueshme të qëndrojmë afër virtualisht studentëve tonë, ashtu siç kemi qenë fizikisht, çdoherë kur ishte nevoja.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan