Universiteti “Kadri Zeka në Gjilan ka festuar tre vjetorin e themelimit. Pos përfaqësuesve të Universitetit në këtë evinement kanë marrë pjesë Lutfi zharku- Ministër i Infrastrukturës, Izmi Zeka zv, Minister per komunitete dhe kthim, Bekim Samadraxha zv. Drejtor i Arsimit të Lartë në MASHT, Rame Buja-ish ministër i Arsimit, Fejzullah Hasani – kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, disa deputet të Kuvendit të Kosovës të rajonit të Gjilanit, kryetarët e komunave, Gjilan, Kamenice, Viti, disa rektorë, prorektorë, dekanë të Universiteteve të Kosovës, drejtues tjerë të institucioneve publike të jetës akademike, bizneseve, profesorë dhe student të Universitetit “Kadri Zeka”.
Në këtë përvjetor Rektori Bajram Kosumi shkurtimisht ka folur për historikun e këtij institucioni duke shpalosur kështu të arriturat, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim. Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se studentët dhe cilësia e studimit në UKZ është i vetmi motiv, i vetmi qëllim dhe e vetmja arsye pse jemi këtu, duke shtuar se universiteti është dera e një shoqërie. Ai tha se trekëndëshi i krijuar Universiteti, qeveria komunale dhe qeveria qendrore dhe bizneset, paraqet skemën e partnerëve kryesor në Universitetin “Kadri Zeka”.
Rektori Kosumi falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës që kanë kontribuar në themelimin e Universitetit, Komunën e Gjilanit dhe komunat e regjionit të cilat poashtu kanë qenë mbështetëse të universitetit në vazhdimësi. Ai po ashtu falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe atyre private,stafin akademik dhe administrativ, studentët për mbështetjen e dhënë në zhvillim të këtij institucioni.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tijë ka thënë se i gëzohem rritjes së UKZ-së, sepse arsimi është nyja kryesore në regjionin e Gjilanit, andaj Universiteti “Kadri Zeka” është institucioni konkurrues jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por në tërë Kosovën e edhe në rajon. I pari i Gjilanit ka paralajmëruar se në qershor pritet të nis ndërtimi i kampusit të shkollave të mesme, duke shtuar se është i domosdoshëm edhe vendimi për të filluar planifikimin për ndërtimin e kampusit universitar.
Kurse Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor, ka thënë se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Gjilan, por edhe për Anamoravë në përgjithësi. Ai ka uruar menaxhmentin për punën e bërë dhe njëherësh këtë ditë ua ka dedikuar studentëve të cilët siç ka thënë Zylfiu, janë promotorët kryesor.
Në emër të MASHT ka folur Bekim Samadraxha zv. Drejtor i Arsimit të Lartë, I cili ka thënë se si ministri do të jemi në shërbim të rritjes së cilësisë në këtë institucion, sepse gjeneratat e ardhshme duhet të përgatiten dhe të jenë konkurrent me kuadrot e regjionit.
Ndërkohë rektori Bajram Kosumi u ka nda mirënjohje atyre që kanë kontribuar në themelimin dhe konsolidimin e Universitetit si: ish ministrit të Arsimit Ramë Buja, Ilmi Ramadanit ,Fitore Malaj , Lutfi Haziri dhe Naim Syla.
Në emër të atyre që u ndan mirënjohje për kontribut në Universitetin “Kadri Zeka”, foli ish Ministri I Arsimit ramë Buja I cili uroi për këtë përvjetor duke thënë se Universitetit ‘Kadri Zeka’ ka sjellë por do të vazhdojë të sjellë suksese të vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme, ndërkohë qe ka shprehur kënaqësinë që ka pasur mundësinë e bashkëpunimit me UKZ.
Në ceremoninë e tre vjetorit të UKZ-se kanë performuan studentë dhe Kori i nxënëseve të Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan