Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 26.06.2024, si pikë të rendit të ditës ka pasur zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UKZ-së.
Anëtarët e Senatit pas propozimeve kanë zgjedhur, Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së.
Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Përbërja e re e KD-së e merr detyrën pas verifikimit të mandatit, në fillim të vitit të ri akademik 2024/2025.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan