Anëtarët e Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë mbajtur mbledhjen e fundit në mandatin e tyre katër vjeçar.
Me këtë rast Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka falënderuar të gjithë për kontributin e tyre akademik si anëtarë të Senatit të Universitetit “Kadri Zeka”.
Ndërkohë, pas dorëheqjes së Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli nga Këshilli Drejtues, Senati me vota të fshehta ka zgjedhur anëtarin e ri të Këshillit Drejtues të UKZ-së, Prof. Ass. Dr. Refik Kryeziu.
Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli nga 1 tetori 2019 do të kalojë në pozitën e Dekantit të Fakultetit të Edukimit,
Ndryshe përbërja e re e Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të marr mandatin në fillim të vitit të ri akademik 2019/2020.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan