Në mbledhjen e XIV të Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, të mbajtur më 24.11.2016, është votuar raporti i komisionit të studimeve për vlerësimin dhe komentimin e recensioneve të komisioneve vlerësuese dhe shqyrtimin e ankesave të kandidatëve të paraqitur në konkursin për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik në fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka”. Kështu anëtarët e senatit zgjodhen gjashtë profesor, një ligjërues dhe dy asistent.
Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në thirrjen akademike Prof. Ass. është zgjedhur Dr. Artan Dërmaku për lëndët: Programim I, Programim II, Programet e orientuara në objekte, si dhe lëndë të tjera nga fusha e programimit.
Në Fakultetin Juridik në thirrjen akademike Prof. Asoc. është zgjedhur Dr. Fejzullah Berisha, për lëndët: Fillet e së drejtës, E drejta administrative e avancuar, Gjyqësia kushtetuese si dhe lëndë të tjera nga fusha kushtetuese –administrative. Në thirrjen akademike Prof. Ass. është zgjdhur Dr. Urtak Hamiti për lëndët: siguria kolektive dhe NATO, e drejta diplomatike dhe konsullore, Historia e institucioneve shtetërore dhe juridike. Për grup lëndësh juridike-ndërkombëtare në thirrjen akademike asistent është zgjedhur Selim Daku.
Në Fakultetin Ekonomik për lëndët: Mikroekonomia II, Makroekonomia II, Analiza e investimeve, Analiza statistikore financiare, Analiza e të dhënave për hulumtime në biznes, si dhe lëndë të tjera nga fusha ekonomiksit, në thirrjen akademike Prof. Ass. është zgjedhur Dr. Xhevat Sopi. Për lëndët: Menaxhimi i operacioneve, Menaxhimi i projekteve, Menaxhim i inovacioneve në thirrjen akademike Prof. Ass. është zgjedhur Dr. Bislim Lekiqi. Për lëndët: Mikroekonomi dhe Makroekonomi në thirrjen akademike asistent është zgjedhur Nexhat Shkodra
Në Fakultetin e Edukimit mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave të natyrës me metodologji I dhe II, Fëmijët dhe mësimi në natyrë dhe Edukimi mjedisor, në thirrjen akademike Prof. Ass. është zgjedhur Dr. Bashkim Dalipi. Për lëndët: Vizatim, Artet e bukura, Punëdore dhe modelim, Metodologji e arteve figurative dhe Lojëra dhe lodra, për titullin akademik ligjërues është zgjedhur Ahmet Ibrahimi.
Ndërkaq anëtarët e senatit nuk e votuan kandidatin Flamur Maloku i cili ishte propozuar nga Komisioni recenzues për thirrjen akademike asistent për grup lëndësh nga letërsia, duke vlerësuar se nk e plotëson kriterin e moshës sipas Statutit të përkohshëm të UKZ-së.
Njëherësh anëtarët e senatit shqyrtuan ankesat e kandidatëve të parashtruara nëpër fakultete dhe kështu ata gjetën se Bislim Lekiqi kisht të drejtë në ankesën e tij, kurse të tjerat u vlerësuan të pabaza.
Ndryshe, kandidatet e pakënaqur mund t`i paraqesin ankesat e tyre – Komisionit për zgjedhjen e ankesave ndaj vendimeve të senatit, në afat prej 08 ditësh.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan