Në Kongresin zgjedhor të Aktivizimit Studentor në Kosovës, ku morën pjesë studentë nga të gjitha universitet publike të Kosovë, në prani dhe mbështetje të studentëve aktivistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Sara Keqmezi Kryetare e Parlamentit Studentor në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është zgjedh përfaqësuese e Komitetit të Studentëve në nivel të Kosovës .
Me rastin e përzgjedhjes, Kryetarja e PS-së së UKZ-së Sara Keqmezi, tha se do të përfaqësojë denjësisht zërin e studentëve në të gjitha institucionet më të larta qendrore të arsimit të lartë në Kosovë, lidhur me parregullsitë e shumta që ata i përjetojnë gjatë studimeve të tyre.
Kongresi është plaftorma e përbashkimit të zërave studentor në të gjithë Kosovën, ai u bë i mundur përgjatë një viti angazhime të përbashkëta përmes takimeve, trajnimeve, ligjëratave mbi aktivizmin studentor dhe takim.
Po ashtu anëtarët e Kongresit patën mundësi të përfshihen në diskutimet e draftimit të Rezolutës së Kongresit, një dokument që përmbledhë problematikat e universiteteve publike në Kosovë.
Kongresi njëherësh zgjodhi një trupë studentore që do quhet Komiteti i Kongresit, kjo trupë do të realizojë takime me institucionet a arsimit të lartë në Kosovë për të çuar përpara kërkesat e Rezolutës.
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endoëment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan