Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2024). Kështu ka vendosur Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 27 korrik 2021, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Për hërë të parë këtë vit, Universiteti Publik “Kadri Zeka” sjellë 4 programe të reja të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare, (1 tetor 2021 -30 shtator 2024).
Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA).
Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM)
Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc).
Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi Shkencat Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026).
Me këtë rast, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, shprehet i lumtur që UKZ ka marrë vlerësim të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe është votuar për riakreditimin institucional dhe ri/akreditimin e programeve studimore.
Për këtë vendim të rëndësishëm, rektori Kosumi uron studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe qytetarët e Rajonit të Gjilanit, duke shpreh falemnderim për të gjithë ata të cilët kontribuan që me përkushtimin dhe punën e palodhshme të bërë, ndihmuan në ngritjen e cilësisë në Universitet.
Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan